Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Hrgoviq shokon Itauman, bëhet kampion bote

Hrgoviq

Hrgoviq, kampion i botës në boks

1 muaj më parë / 30 gus 2026 00:36
Hrgoviq, kampion i botës në boks

Kroati Filip Hrgoviq është kampion i botës në boks në kategorinë e rëndë, në versionin IBF.

Hrgoviq të shtunën mbrëma në Londër mposhti Moses Itauman me nokaut në raundin e nëntë.
Itauma ka dominuar shtatë raunde. 

Por u lodh.

Hrgoviq nisi kthimin në raundin e tetë dhe në të nëntin dha goditje të cilave Itauma nuk u rezistoi. Ai nuk mundi të qëndronte në këmbë dhe gjyqtari ndërpreu meçin.

Çfarë meçi mes Itaumas e Hrgoviqit

1 muaj më parë / 30 gus 2026 00:32
Çfarë meçi mes Itaumas e Hrgoviqit

Në raundin e tetë Itauma ka dhënë shumë goditje të forta. 

Por kroati Hrgoviq ka rezistuar. 

Për më tepër ka kthyer goditjet fare në fund. 

I lodhur duket tani edhe Itauma.

Raundi i shtatë, s’ndalen Itauma e Hrgoviq

1 muaj më parë / 30 gus 2026 00:28
Raundi i shtatë, s’ndalen Itauma e Hrgoviq

Ka përfunduar edhe raundi i shtatë i meçit Itauma – Hrgoviq.

Itauma ka dhënë goditje të shumta, por kroati Hrgoviq po reziston.

Raundi i gjashtë – Itauma godet, Hrgoviq përgjigjet

1 muaj më parë / 30 gus 2026 00:24
Raundi i gjashtë – Itauma godet, Hrgoviq përgjigjet

Top-meç po zhvillojmë Itauma e Hrgoviq. 

Në raundin e gjashtë për kohë të gjatë dominoi Itauma. 

Por në fund reagoi edhe kroati me disa goditje të forta.

Goditje të shumta në raundin e pestë

1 muaj më parë / 30 gus 2026 00:20
Goditje të shumta në raundin e pestë

Sa shkon e bëhet më interesant meçi Itauma – Hrgoviq. 

Në raundin e pestë boksierët kanë shkëmbyer goditje të shumta, disa prej tyre shumë të forta.

Raundi i katërt, Itauma kthen dominimin

1 muaj më parë / 30 gus 2026 00:15
Raundi i katërt, Itauma kthen dominimin

Itauma e ka kthyer dominimin në raundin e katërt të meçit ndaj Hrgoviqit. 

Britaniku 21-vjeçar ka dhënë goditje të shumta.

Raundi i tretë, a po kthehet Hrgoviqi?

1 muaj më parë / 30 gus 2026 00:12
Raundi i tretë, a po kthehet Hrgoviqi?

Ka përfunduar raundi i tretë në meçin Itauma – Hrgoviq.

Kroati Hrgoviq ka dhënë shenjat e para se e meriton titullin e botës. Po ashtu Itauma ka provuar forcën e disa prej goditjeve të Hrgoviqit.

Raundi i dytë, i numërohet Hrgoviqit

1 muaj më parë / 30 gus 2026 00:06
Raundi i dytë, i numërohet Hrgoviqit

Itauma ka vazhduar dominimin e plotë ndaj Hrgoviqit. 

Madje kroatit iu numërua. Itauma dha shumë goditje gjatë gjithë raundit. 

Po i afrohet fitores.

Raundi i parë, Itauma me goditje të rrezikshme

1 muaj më parë / 30 gus 2026 00:04
Raundi i parë, Itauma me goditje të rrezikshme

Ka përfunduar raundi i parë i meçit Moses Itauma – Filip Hrgoviq.

Britaniku Itauma ka dominuar plotësisht duke dhënë disa goditje të rrezikshme. Ai është shfaqur shumë më i shpejt se kroati.