Boksieri Moses Itauma ka theksuar se do të kthehet sërish në ring edhe më i fortë, pas disfatës që talenti 21-vjeçar e pësoi të shtunën në mbrëmje nga kroati Filip Hrgoviq.
Itaumas iu shter energjia në meçin për titull bote në versionin IBF me 34-vjeçarin nga Kroacia në arenën “O2”. Ai u lagua nga ringu me barelë.
Pas vizitës që e pati në spital, ai të dielën e postoi një video kur i ka falënderuar tifozët për përkrahjen.
Ai u shfaq haptazi, pa syze për t’i mbuluar të nxirat në fytyrë dhe dukej pa frikë.
“Dje nuk ishte nata ime. E synuam madhështinë dhe nuk ia dolëm ndaj një boksieri me eksperiencë. Dua që ta uroj Filip Hrgoviqin për fitoren dhe pavarësisht se nuk e arrita rezultatin e dëshiruar, besoj se kam fituar eksperiencë të cilën do ta bartë në luftërat e ardhshme. Dua t’i falënderoj tifozët brenda dhe jashtë arenës. Ju e keni bërë natën më të veçantë dhe më elektrizuese se që e kam pritur. Ishte përballje shumë e mirë dhe dua ta falënderoj Queensberryn dhe DAZN-in për këtë shfaqje. Kështu që, ju uroj më të mirën dhe do të kthehem”, ka deklaruar Itauma.
Për shtatë raunde, dukej se britaniku do të bëhej kampion i botës në versionin IBF.
Edhe
Kroatit Hrgoviq titulli i kampionit, yllit në ardhje mësimet e duhura
Megjithatë, Hrgoviqi i rezistoj goditjeve të forta dhe u shfaq i gatshëm për t’u kundërpërgjigjur, atëherë kur Itaumas i mbaroi energjia.
Itauma u dërgua në spital pas meçit i rraskapitur, por 21-vjeçari u lirua nga spitali në orët e hershme të mëngjesit të së dielës.