Boksieri britanik i kategorisë së rëndë, Moses Itauma, do të përballet me Filip Hrgoviqin më 29 gusht.
Dhe tani është caktuar që meçi të jetë i vlefshëm për titullin e kampionit të botës në versionin IBF.
Itauma 21-vjeçar vlerësohet si ylli i ardhshëm i kategorisë së rëndë. Ai ka 12 nokaute në 14 fitore në boksin profesionist.
Promotori Frank Warren ka konfirmuar për BBC se titulli i versionit IBF, që u lëshua nga Oleksandr Usyk në qershor, do të vendoset në meçin në “O2 Arena” në Londër.
“Shumë njerëz presin gjëra të mëdha prej tij, njëjtë si unë”, ka thënë Warren.
Edhe
Usyku arsyeton vendimin për t’u përballur me kikboksier
“Ne firmosëm me të kur ishte 16-vjeçar. Ai ishte amator. E kemi sponsorizuar dhe ai kaloi në profesionalizëm me ne. Dhe ai ishte i shkëlqyeshëm. Ky është moment i rëndësishëm për të. Por kam besim se do t’ia dalë”.
Itauma është i lindur në Sllovaki. Babain e ka nga Nigeria e nënën nga Sllovakia. Në moshë të re u vendos në Angli.
Ai fillimisht ishte urdhëruar të negocionte me Frank Sanchez nga Kuba për titullin vakant, IBF. Por Sanchez u pajtua të lëshoi rrugë dhe do të përballet me fituesin e meçit Itauma – Hrgoviq.
“Kemi paguar Sanchezin. I kemi thënë se kushdo që e fiton luftën ti nuk do të jesh humbës dhe se do të kesh rastin të luftosh për titull me fituesin”, ka treguar Warren.
Hrgoviq është fitues i medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike 2016. 34-vjeçari është nga Kroacia. Ka fituar 20 luftëra në boksin profesionist.
Edhe
Tyson Fury kthehet për herë të pestë nga pensionimi, bokson të shtunën
“E dimë që Hrgoviq do të vijë dhe do të jap 100 për qind. Dhe maksimumi i tij është punë e vështirë për secilin boksier”, thotë Warren.
Murat Gassiev në WBA, Agit Kabayel në WBC dhe Daniel Dubois në WBO mbajnë titujt e botës në kategorinë e rëndë në versionet tjera të mëdha. Titujt në WBC, WBA dhe IBF i ka mbajtur ukrainasi Usyk. Por ai i lëshoi ata që t’u jep boksierëve të tjerë rastin për të luftuar për tituj dhe të shmang mbrojtjet e detyruara. Kështu Usyk do të përcaktojë vet kushtet për meçin e radhës, që pritet të jetë edhe i fundit në karrierë.