Kristian Prenga e rrëzoi dy herë Anthony Joshuan në raundin e parë. Por boksieri shqiptar nuk kishte forcë për më shumë. Anthony Joshua u kthye në raundin e dytë dhe e rrëzoi boksierin shqiptar. Për dallim nga Joshua, Prenga nuk ia doli të ngritet. Dhe me nokaut në raundin e dytë, Joshua shënoi fitore në Jeddah të Arabisë Saudite. Gjithçka që ndodhi
Deklarata e Joshuas: Do t’ia shqyej zemrën...
Gjatë deklaratës pas meçit me Kristian Prengën, Anthony Joshuan ka folur për meçin e ardhshëm, që pritet të jetë me Tyson Furyn.
Bota e sportit ka kohë që e pret meçin Joshua – Fury.
“Do t’ia shqyej zemrën. Unë jam kampioni më i lig dhe më i egër që ka ekzistuar ndonjëherë”, tha fillimisht Joshua me zë të lartë. Britaniku vazhdoi më pas më serioz: “Duke lënë mënjanë shakatë, kjo gjë ka dy anë. Duhet të kesh atë energji si luftëtar, por edhe respekt. Unë respektoj gjithçka që ai ka bërë dhe ka arritur. Por si dikush që ka kërkuar këtë ndeshje për njëfarë kohe, kjo është këtu tani. Shpresoj që tifozët të kenë një trajtim të këndshëm”.
Joshua përshëndet tifozët me veshje tradicionale shqiptare
Anthony Joshua ka përshëndetur gjithë kampin e Kristian Prengës, duke përfshirë edhe familjarët e tij.
Madje përshëndeti edhe disa shikues që ishin me veshje tradicionale shqiptare, që duket të jenë të afërtë të Prengës nga Mirdita.
Si pak boksierë në karrierë, Prenga e rrëzoi dy herë Joshuan.
Por britaniku lidhi tri goditje të papërballueshme në raundin e dytë për fitore me nokaut ndaj boksierit shqiptar.
“E falënderoj Prengën për luftën e mirë. Do të thotë shumë për Prengën dhe kampin e tij, do të thotë shumë për mua. Prenga është djalë i fortë. Ka të ardhme të ndritur. Është i fortë dhe më ka dhënë një test të mirë. Por këtë që bëra unë e bëjnë kampionët”, u shpreh ai pas meçit.
Më pas Joshua ka pyetur nëse Tyson Fury është në sallë. Meçi i ardhshëm pritet të jetë Joshua – Fury.
Kthehet Joshua, mposht Prengën
RUNDI 2 - Kthehet Joshua, mposht Prengën

Kristian Prenga e rrëzoi dy herë Anthony Joshuan në raundin e parë.
Por boksieri shqiptar nuk kishte forcë për më shumë.
Anthony Joshua u kthye në raundin e dytë dhe e rrëzoi boksierin shqiptar.
Për dallim nga Joshua, Prenga nuk ia doli të ngritet.
Dhe me nokaut në raundin e dytë, Joshua shënoi fitore në Jeddah të Arabisë Saudite.
Momenti i nokautit brutal të Joshuas ndaj Prengës
Video:
ANTHONY JOSHUA KNOCKS OUT KRISTIAN PRENGA IN ROUND 2 AFTER BEING DROPPED MULTIPLE TIMES IN ROUND 1‼️
— Source of Boxing (@Sourceofboxing) July 25, 2026
WHAT JUST HAPPENED?! 🤯 pic.twitter.com/y6kQPG6H6u
RUNDI 1 - Gongu e shpëton Joshuan, Prenga i jashtëzakonshëm

Kristian Prenga ka nisur furishëm meçin me Joshuan.
Ai e ka rrëzuar dy herë yllin britanik në raundin e parë. Vetëm përfundimi i raundit e ka shpëtuar Joshuan.
Prengaaaaaaa
E rrëzon për herë të dytë Joshuan. Çka po ndodhë në Arabi????
Çfarë fillimi, Prenga e rrëzon Joshuan
Çfarë fillimi i meçit mes Prengës dhe Joshuas. Prenga e ka rrëzuar Joshuan pas 20 sekondave. Meçi vazhdon
Himni shqiptar në skenën më të madhe
Për herë të parë himni shqiptar u dëgjua në skenën më të madhe të boksit.
Kristian Prenga përfaqëson Shqipërinë. Ai ma goxha përkrahje në Jeddah të Arabisë Saudite.
Emocionon Prenga me daljen në ring
Boksieri shqiptar, Kristjan Prengaj, ka zgjedhur këngë me motive patriotike për të dalë në ring për meçin me Anthony Joshuan.
Prenga doli me një “pallto” me motive shqiptare, përkatësisht me flamurin kuqezi.
Çka tha Prenga për BBC?
“Është më e rëndësishme se çdo gjë për mua. Kam punuar gjithë jetën time për këtë. Kam pritur shumë vjet për këtë meç. Është shumë e rëndësishme për mua të fitoj. Është e rëndësishme për vendim tim dhe popullin tim. Kjo është ngjarja më e madhe në çdo sport për Shqipërinë. Është shumë e rëndësishme për të gjithë atje. Jam më i përqendruar te fitorja dhe dua t’i bëj të gjithë krenarë”.
Përfundon meçi Sheeraz – Zachenhuber, në radhë ai Joshua - Prenga
Mbrëmja e boksit në Jeddah të Arabisë Saudite ka nisur shumë orë më herët.
Tashmë ka përfunduar meçi mes Hamzah Sheeraz dhe Simon Zahenhuber. Ishte ky meçi i parafundit i mbrëmjes. I fundit, si zakonisht, është kryesori. Pas disa minutave në ring do të dalin Anthony Joshua dhe boksieri shqiptar, Kristian Prenga.
Joshua llogaritet favorit. Por Prenga shpreson ta shfrytëzojë maskimalisht rastin e ofruar.
Prenga gati për meçin e karrierës me Joshuan
Boksieri shqiptar, Kristian Prenga, është gati për meçin bindshëm më të madh në karrierë. Sonte, 35-vjeçari Prenga bokson me yllin britanik, Anthony Joshua. Meçi zhvillohet rreth mesnatës në Jeddah të Arabisë Saudite.
Meçi i kategorisë së rëndë nuk është për ndonjë titull. Por është mundësi jetësore për Prengën, boksierin nga Mirdita që jeton në SHBA.
Nëse paraqitet mirë ndaj Joshuas, Prenga pritet të sigurojë të tjera meçe të mëdha të boksit profesionist. Fitorja eventuale do të ishte sensacion.
Prenga i ka 20 fitore e një humbje në karrierë. Të gjitha 20 fitoret i ka me ndërprerje. Por për herë të parë do ta ndajë ringun me një boksier të nivelit më të lartë.
Joshua vlerësohet favorit i madh në meçin në Arabinë Saudite. Bilanci i tij në boksin profesionist është 29 fitore e katër humbje. 26 prej fitoreve i ka me ndërprerje.
Kundërshtarët e Joshuas megjithatë ishin të nivelit dukshëm më të lartë se ata të boksierit shqiptar. Joshua ka mbajtur tituj të botës në periusha dhe versione të ndryshme. Humbjen e parë e pësoi në vitin 2019, kur u befasua nga Andy Ruiz. Në vitet 2021 e 2022 pësoi dy humbje rresht nga Oleksandr Usyk. Tjetër humbje kishte nga Daniel Dubois më 21 shtator 2024.
Prej atëherë nuk ka pasur ndonjë sfidë të vërtetë. E mposhti yllin e “YouTube”, Jake Paul më 19 dhjetor të vitit të kaluar. Ndaj tij fitoi me ndërprerje, por fitorja e Joshuas edhe pritej.
Pak ditë pas atij meçi, Joshua humbi dy shokët më të mirë në një aksident në Nigeri. Gjatë aksidentit të 29 dhjetorit të vitit të kaluar, Joshua mbeti i lënduar lehtë.
Plani i Joshuas është të fitojë ndaj Prengës, të luftojë në fund të vitit në meçin e shumëpritur me Tyson Furyn dhe më pas të fitojë sërish titujt e botës në kategorinë e rëndë.
Fury fitoi të premten një meç jo shumë të vështirë në Tajlandë. Dhe gjithë tifozët e botës tani e presin një meç të tij me Joshuan.
Por Prenga ka thënë se meçi nuk do të realizohet, pasi ai do të fitojë ndaj Joshuas. Ka përmendur edhe nokautin. Nëse ndodh kjo, do të ishte prej sukseseve më të mëdha të boksierëve shqiptarë deri më tani.