Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Beterbiev nokauton Smithin, mbron titujt e botës

Boksieri rus Artur Beterbiev ka mbrojtur titujt e botës në kategorinë gjysmë të rëndë në boks në versionet IBF, WBC dhe WBO. Beterbiev të shtunën mbrëma në Quebec të Kanadasë nokautoi britanikun Callum Smith në rundin e shtatë.

Beterbiev e rrëzoi Smithin dy herë në rundin e shtatë, para se këndi i boksierit britanik të sinjalizonte për ndalimin e përballjes.

Për Beterbievin ishte fitorja e 20-të në boksin profesionist, të gjitha i ka me nokaut. Smith ka pësuar humbjen e dytë karshi 29 fitoreve.

Beterbiev duelin e radhës pritet ta ketë me rusin Dmitry Bivol, që mban titullin tjetër të madh në kategorinë gjysmë të rëndë, atë WBA.