Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boks, Ramirez triumfon me nokaut të frikshëm, i afrohet luftës për titull bote

Boksieri kuban Robeisy Ramirez ka bërë hapin e madh drejt një lufte për titull bote në kategorinë pendël, duke e nokautuar të shtunën mbrëma në New York, Abraham Novan e pamposhtur.

Kampioni i dyfishtë olimpik Ramirez nokautoi Novan në raundin e pestë, duke fituar titullin WBO Global.

Për Ramirezin 28-vjeçar është fitorja e 10-të në boksin profesionist, e gjashta me nokaut, karshi një humbje. Nova pësoi humbjen e parë në karrierë pas 21 fitoreve.