Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramadani drejt medaljes së artë Evropiane

Atleti mitrovicas, Muhamet Ramadani, është duke udhëhequr në garën e hedhjes së gjyles në Evropianin U20 që po mbahet në Tallin të Estonisë.

Ramadani në finale kaloi me rezultatin më të mirë, me hedhje prej 19.8 metra.

Ndërkohë në finale hedhjen e parë e kishte po ashtu 19.8 metra.

Ishte i vetmi që e hodhi gjylen prej 6 kilogramë në largësi prej mbi 19 metra. Edhe hedhjen e dytë e kishte të mirë, por kaloi vijën.