Atleti Muhamet Ramadani ka arritur synimin për të kaluar limitin e 19 metrave në hedhje të gjyles. Ai të shtunën mori pjesë ne Kampionatin Mesdhetar të atletikës në grupmoshën U23 që po mbahet në Itali.
Ramadani hedhjen më të mirë e kishte 19:13 metra, që është rekord i Kosovës. Me këtë rezultat, atleti mitrovicas e fitoi medaljen e argjendtë. E arta i takoi turkut Alperen Karahan me hedhjen më të mirë prej 19.15 metra.
Ramadani vlerësohet atleti me potencialin më të madh në vend. Rekordi i deritashëm i 20-vjeçarit ishte 18.72 metra.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Pasi kaloi kufirin e 19 metrave, Ramadani i bindur për suksese të reja
-
Muhamet Ramadani nuk realizon synimin në Evropian, mbetet i fundit
-
Ramadani i njëmbëdhjeti në Lojërat Mesdhetare
-
Ramadani me rekord të Kosovës, hedh gjylen 18.72 metra
-
Medalja e argjendtë e Ramadanit në garën më të fortë të deritashme