Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramadani fiton të artën në Kupën Evropiane U-23

Muhamet Ramadani e ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane U-23 që po mbahet në Leiria të Portugalisë.

Ramadani fitoi të artën në hedhje të gjyles. Distanca më e mirë e hedhjes së gjyles nga Ramadani ishte në tentimin e tretë, 19.28 metra.

Dështoi në tentimin e parë, ndërsa në tentimin e dytë, hedhjen e gjyles e pati në distancë 18.39 metra.