Atleti Muhamet Ramadani e ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane të hedhjeve në Leiria të Portugalisë.
Ramadani garoi të dielën në hedhje të gjyles, në grupmoshën U23.
Fitoi medaljen e artë me hedhjen më të mirë prej 18.54 metra.
I dyti ishte Lukas Schober i Gjermanisë me hedhjen më të mirë prej 18.21 metrave.
Medaljen e bronztë e fitoi Ali Peker i Turqisë me hedhjen më të mirë prej 17.93 metra.
Edhe
Medalje e bronztë për Ramadanin në Evropianin U23
Ramadani e ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane të hedhjeve në Portugali edhe vitin e kaluar.
Hedhjen më të mirë vjet e kishte 19.28 metra, që është rekord i Kosovës.
Në vitin 2022 e kishte fituar medaljen e argjendtë. “Edhe një medalje e artë me U23.
Kjo është përmbyllje e kapitullit me seniorët e rinj. Vazhdojmë sfidën si seniorë.
Edhe
Ramadani fiton të artën në Kupën Evropiane U-23
Shpresojmë se ju kemi bërë krenarë”, ka shkruar Shaban Ramadani, babai dhe trajneri i Muhamet Ramadanit, atletit më të mirë në vend.
Kupa Evropiane ka mbledhur hedhësit më të mirë të kontinentit, që kanë garuar te seniorët dhe te grupmosha U23.
