Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Medalje e bronztë për Ramadanin në Evropianin U23

Muhamet Ramadani ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Atletikës, për grupmoshën U23.

Ramadani të shtunën gjatë ditës doli i treti në renditje në disiplinën e hedhjes së gjyles në Espoo të Finlandës.

Atleti mitrovicas nga gjashtë tentime, të tretin e pati më të suksesshmin. E hodhi gjylen 19.20 metra.

Në tentimin e parë pati hedhje të gjyles prej 18.45 metrave. Hedhjen e dytë e kishte të pasuksesshme. Hedhjen e tretë e pati 18.73 metra, të katërt 18.96 metra, kurse të fundit, 18:60 metra.

Dy vendet e para i fituan atletët gjermanë.

Tizian Lauria medaljen e artë e fitoi me hedhje të gjyles 19.80 metra, kurse gjermani tjetër, Eric Maihoefer, pati hedhje të gjyles prej 19.44 metrave.

Rekordin personal të hedhjes së gjyles, Ramadani e ka 19.28 metra.

Artikuj të ngjashëm