Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG tenton ta bindë Mbappen të vazhdojë kontratën

E ardhmja e Kylian Mbappes vazhdon të mbetet në dyshim. Ylli francez është në vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germain, por nuk ka nisur ende bisedimet për vazhdimin e saj.

Mediat franceze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit janë duke përgatitur një ofertë të re për Mbappen.

Lojtari thuhet se u ka bërë me dije krerëve të klubit se është i fokusuar në për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales ndaj Real Madridit.

Mbappe këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 24 gola dhe ka bërë 17 asistime.