Klubi në pronësi të Katarit, Paris Saint-Germaini, ka paraqitur një ofertë për Kylian Mbappen për të vazhduar kontratën e tij. Raportohet se do të ketë një rritje të madhe në kontratën ekzistuese. Te PSG-ja presin që Mbappe të mbetet pjesë e skuadrës edhe më gjatë.
Mbappe dhe Real Madridi janë ende duke negociuar, por janë larg marrëveshjes për shkak të pagës së kërkuar nga francezi, raportojnë mediume të ndryshme të hënën. Mbappe ka ofertë edhe nga Liverpooli dhe Arsenali.
Sulmuesi francez ka luajtur 288 ndeshje për PSG-në. Ka shënuar 241 gola dhe ka kontribuar me 105 asistime. E ardhmja e Mbappes raportohet se do të vendoset në javët në vijim, ndonëse ka pasur raportime të shumta për marrëveshje me Real Madridin. Ai do të paraqitet për PSG-në të mërkurën kundër Brestit në kuadër të Kupës së Francës.