Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parisi ia bën ofertën e fundit Mbappes

Paris Saint-Germaini ka bërë lëvizjen e fundit në lidhje me të ardhmen e sulmuesit Kylian Mbappe.

“L’Equipe” ka raportuar të hënën se Parisi i ka bërë Mbappes ofertën finale për ta mbajtur në klub.

Thuhet se klubi francez i ka ofruar Mbappes rinovimin vetëm për një vit, pasi nuk po dëshiron ta humbë falas në fund të këtij edicioni.

Po ashtu, PSG-ja ka përfshirë edhe një klauzolë që lejon shitjen e tij te Real Madridi për një shifër të caktuar parash.

Palët janë në negociata dhe Parisi po tenton ta bindë Mbappen të firmosë kontratën para fillimit të afatit kalimtar të janarit.

Kontrata aktuale i skadon Mbappes verën tjetër dhe francezi pritet t’i bashkohet Real Madridit.

24-vjeçari ishte pranë largimit nga Parisi verën e shkuar, por kërkesa e klubit francez për më shumë se 200 milionë euro për kartonin e tij, bëri që Reali të tërhiqet nga gara.

Mbappe ka shënuar 8 gola në 9 ndeshje këtë sezon për ekipin francez, pjesë e të cilit është prej vitit 2017.

Artikuj të ngjashëm