Paris Saint-Germaini është në pritje të ofertave për sulmuesin Kylian Mbappe, të cilin po shpreson ta shes në afatin kalimtar të janarit. “L’Equipe” ka shkruar të martën se Parisi ka marrë një vendim të tillë, pasi Mbappe përfundimisht ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni.
Te Parisi po duan të përfitojnë nga shitja e Mbappes, i cili në verë do të jetë lojtar i lirë dhe sipas të gjitha gjasave do ti bashkohet Real Madridit.
Mbappe nuk ka shprehur gatishmëri të largohet nga ekipi francez muajin tjetër pasi është i vendosur ta respektojë deri në fund kontratën e tij me PSG-në. 25-vjeçari edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitje të mira, ku ka shënuar 21 gola në 22 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Ai është pjesë e Parisit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Monaco.