Skuadra e Arsenalit po eksploron mundësinë e transferimit të sulmuesit Kylian Mbappe në fund të këtij edicioni, shkruan “Sky Sports” të enjten. Megjithatë, Arsenali nuk do ta ketë aspak lehtë për ta joshur Mbappen, i cili po kërkohet edhe nga Liverpooli e Real Madridi.
Sulmuesi francez në fund të këtij edicioni do të mbetet lojtar i lirë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Paris Saint-Germainin në verë.
24-vjeçari është ndër lojtarët më të lakmuar në treg dhe Arsenali po shpreson ta josh për ta forcuar sulmin prej edicionit të ardhshëm. Ai është pjesë e Parisit prej vitit 2017, ndërsa këtë edicion ka shënuar 17 gola në po aq paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm