Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Emiri i Katarit s’do të përpiqet ta ndalë Mbappen në PSG

Kylian Mbappe

Emiri i Katarit nuk do të dalë me asnjë propozim për ta bindur sulmuesin Kylian Mbappe që të qëndrojë në Paris Saint-Germain.

Siç ka raportuar gazetari me nam për transferime Fabrizio Romano, burimet brenda klubit kanë mohuar raportimet se emiri i Katarit do të dalë me propozim për kontratë të re për Mbappen.

Palët pritet të takohen gjatë ditës, por nuk pritet të diskutohet për të ardhmen e lojtarit. Mbappe tashmë ka njoftuar klubin francez se do të largohet gjatë verës.

Real Madridi është klubi që thuhet se veçse ka marrëveshje me 25-vjeçarin.

Artikuj të ngjashëm