Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Luis Enrique e konfirmon se e ardhmja e Mbappes s’do të jetë te PSG-ja

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka konfirmuar se ardhmja e sulmuesit Kylian Mbappe nuk do të jetë te klubi francez.

“Me sa duket, e ardhmja e afërt e Kylianit nuk do të jetë këtu në Paris Saint-Germain dhe prandaj duhet të testojmë taktika”, ka deklaruar ai pasi PSG-ja siguroi çerekfinalen në Ligën e Kampionëve.

Mbappe realizoi dy gola të martën në fitoren 2:1 ndaj Real Sociedadit për të kaluar tutje.

PSG-ja nuk ka dalë me deklaratë zyrtare për të ardhmen e sulmuesit 25-vjeçar, por tashmë konsiderohet e sigurt se ai s’do të jetë më pjesë e francezëve.

Lojtarët dhe klubi janë të njoftuar. Ai po negocion për të kaluar te Real Madridi.

Artikuj të ngjashëm