Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy skuadra angleze pas Mbappes

Chelsea dhe Liverpooli do të përpiqen ta sfidojnë Real Madridin për shërbimet e sulmuesit Kylian Mbappe.

“Sky Sports” ka njoftuar të enjten se dy ekipet angleze po planifikojnë t’i nisin negociatat me sulmuesin e Paris Saint-Germainit në afatin kalimtar të janarit.

Mbappe pritet të largohet nga Parisi në verë kur edhe i skadon kontrata, ndërsa si Liverpooli ashtu edhe Chelsea po synojnë të firmosin parakontratë me 24-vjeçarin.

E ardhmja e reprezentuesit të Francës mbetet e paqartë, ndonëse raportohet në fund të këtij sezoni, ai do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë.

Mbappe është pjesë e PSG-së prej vitit 2017, ndërsa këtë sezon ka shënuar 8 gola në 9 paraqitje në të gjitha garat.