Manchester United, Liverpooli dhe Chelsea janë në garë për ta transferuar sulmuesin e Francës, Kylian Mbappe. Kështu është bërë e ditur të enjten nga “Football Insider”.
24-vjeçari është i pakënaqur te gjiganti francez, PSG. Superylli francez ka kontratë me klubin e Parisit deri në vitin 2025. Ai fiton më shumë se 1.2 milionë euro në javë.
Sulmuesi i Francë në 28 ndeshje në të gjitha garat e sezonit aktual ka shënuar 27 gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime.