Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe refuzoi Liverpoolin

Kylian Mbappe - Franca - Katar 2022

Kylian Mbappe nuk pranoi t’i bashkohej Liverpoolit në verën e vitit të kaluar për një transferim rekord prej 200 milionë eurosh.

Kështu ka raportuar “The Athletic”.

Sajti anglez raporton të enjten se Mbappe përbuzi ofertën e Liverpoolit.

Sulmuesi 24-vjeçar i Francës vazhdoi kontratën me PSG-në deri në qershor të vitit 2025.

Megjithatë, Liverpooli ende nuk ka hequr dorë nga francezi.

Krahas Liverpoolit, interesim për yllin e PSG-së kanë edhe Manchester Unitedi, Real Madridi, Manchester City dhe Chelsea.

Edhe Mbappe angazhohet për transferimin e Olises te Reali Futboll 3 d. më parë Mbappe angazhohet për transferimin e Olises te Reali

Sezonin aktual në Ligue 1 të Francës ka shënuar 22 gola dhe ka kontribuar me pesë asistime.

Shtatë gola e tri asistime i ka edhe në gjashtë paraqitje në Ligën e Kampionëve.