Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe mund ta refuzojë Realin për Liverpoolin

Sulmuesi francez Kylian Mbappe po e konsideron mundësinë e transferimit te skuadra e Liverpoolit. Raportohet se Mbappe ka marrë një ofertë joshëse nga Liverpooli dhe ka mundësi që ta refuzojë kalimin te Real Madridi për ta vazhduar karrierën në Premier League.

Mbappe në fund të këtij sezoni do të mbetet lojtari i lirë pasi ende nuk e ka rinovuar kontratën me Paris Saint-Germanin dhe nuk ka dhënë sinjale se do ta bëjë një gjë të tillë në muajt në vazhdim.

Sulmuesi 23-vjeçar edhe këtë edicion ka vazhduar me formën fantastike duke shënuar 22 gola dhe asistuar 16 herë në 32 ndeshje për ekipin nga Ligue 1.

Artikuj të ngjashëm