Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parisi i ofron Mbappes 100 mln në vit

Kylian Mbappe

Te Paris Saint-Germaini nuk e kanë ndërmend të dorëzohen për sulmuesin Kylian Mbappe, të cilin me çdo kusht duan ta mbajnë edhe pas përfundimit të këtij edicioni. Në fakt, te Parisi po përpiqen ta bindin Mbappen për ta rinovuar kontratën që i skadon në fund të këtij edicioni.

Madje, “L’Equipe” raporton të martën se Parisi i ka bërë ofertë të çmendur Mbappes për ta rinovuar kontratën.

Zbulohet se ekipi francez i ka ofruar Mbappes trefishin e pagës që ia ka ofruar Real Madridi, ekip që pritet ti bashkohet në verë. Për ta rinovuar kontratën, Parisi i ka ofruar Mbappes pagë vjetore prej 100 milionë eurosh, si dhe bonuse të tjera vetëm për ta mbajtur në ekip. Më herët është raportuar se Mbappe është kontaktuar nga Reali, ekip që i ka ofruar 30 milionë euro në vit. 25-vjeçari është pjesë e Parisit prej vitit 2017, ndërsa këtë edicion ka 26 gola në 25 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm