Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe me megakërkesa

Pyetja nëse Kylian Mbappe do të kalojë nga PSG-ja në Real Madrid bëhet pothuajse çdo afat kalimtar. Tani, megjithatë, marrëveshja po bëhet gjithnjë e më e mundshme. 25-vjeçari mund të largohet nga Parisi si lojtar i lirë pas këtij edicioni.

Edhe nëse Reali nuk do kishte detyrime të paguante dëmshpërblim për superyllin francez, do të detyrohej t’ia përmbushte megakërkesat. Gazeta spanjolle “AS” zbuloi kërkesat e Mbappes. Ai, sipas sajtit spanjoll, ka kërkuar një pagë vjetore prej 50 milionë eurosh. Por kjo nuk mbyllet me kaq. Ka kërkuar po ashtu një bonus prej 120 milionë eurosh për nënshkrim të kontratës.

Vendimi nëse Mbappe do t’i bashkohet Realit, do të bëhet e ditur pas përfundimit të edicionit atual.

Sulmuesi i Francës pjesë e Parisit është prej vitit 2018. Ai ka shënuar 30 gola në 29 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual. Ka kontribuar po ashtu me shtatë asistime.