Real Madridi i ka bërë një ofertë të majme sulmuesit Kylian Mbappe për ta bindur të transferohet në “Santiago Bernabeu”, ka raportuar “Cadena Ser” të premten.
Bëhet e ditur se Reali i ka ofruar francezit kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej 50 milionë eurosh dhe marrëveshja mes palëve mund të arrihet së shpejti.
Mbappe ka gjasa të mëdha të largohet nga Paris Saint-Germaini këtë verë, pasi ka njoftuar klubin se nuk e ka ndërmend ta rinovoj kontratën që i skadon vitin e ardhshëm.
Te Parisi për ta lënë të lirë Mbappen po kërkojnë të paktën 200 milionë euro.
24-vjeçari shënoi 41 gola në 43 ndeshje të luajtura edicionin e shkuar për Parisin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2017 nga Monaco.
Artikuj të ngjashëm