Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja i cakton çmim astronomik Mbappes

Sulmuesi Kylian Mbappe mund të largohet nga Paris Saint-Germaini këtë verë, por vetëm nëse ekipi i interesuar për transferimin e tij paguan çmimin e caktuar nga skuadra franceze.

Për ta lënë të lirë Mbappen, Parisi po kërkon hiq më pak se 200 milionë euro, ka shkruar “El Chiringuito” të enjten. Bëhet e ditur se te Parisi kanë marrë një vendim të tillë, pasi Mbappe u ka bërë me dije se nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon vitin tjetër.

Ai ka insistuar se do të jetë pjesë e Parisit edhe në edicionin e ri, por klubi francez nuk po dëshiron ta humbë falas verën tjetër dhe për këtë arsye ia ka caktuar çmimin.

Deri më tani, thuhet se vetëm Real Madridi ka bërë ofertë zyrtare duke ofruar 120 milionë euro, por që është refuzuar nga Parisi.

Mbappe është pjesë e Parisit prej vitit 2017, kur iu bashkua nga Monaco dhe deri më tani ka fituar gjashtë tituj kampioni të Francës. 24-vjeçari në edicionin e fundit pati 41 gola në 43 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm