Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja kërkon 200 mln për Mbappen

Sulmuesi Kylian Mbappe mund të largohet nga PSG-ja në fund të këtij sezoni. “FootMercato” ka njoftuar të hënën se drejtuesit e Parisit kanë vendosur t’i dëgjojnë të gjitha ofertat për Mbappen këtë verë. Madje, klubi francez i ka caktuar çmimin 24-vjeçarit, i cili nuk ka shprehur gatishmërinë për ta rinovuar kontratën që i skadon në vitin 2025.

Mësohet se për ta lënë të lirë Mbappen, Parisi po kërkon hiq më pak se 200 milionë euro.

Mbappe ishte pranë largimit nga PSG-ja edhe vitin e shkuar, por në fund vendosi ta vazhdojë bashkëpunimin me ekipin, pjesë e të cilit është prej vitit 2018.

Këtë edicion, Mbappe ka 30 gola në po aq ndeshje të luajtura në të gjitha garat.