Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Romano: Mbappe do të largohet nga PSG-ja në fund të sezonit

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, u ka thënë zyrtarëve të Paris Saint-Germainit se do të largohet nga skuadra në fund të edicionit, ka njftuar gazetari i njohur i sportit Fabrizio Romano në platformën “X”.

25-vjeçari pritet të transferohet nga kampioni i Ligue 1 te skuadra e madhe spanjolle, Real Madrid.

Për largimin e Mbappes është folur për një kohë të gjatë, ndërsa në verën e kaluar, ishte shumë afër një gjëje të tillë.

Madje, Mbappe ishte përjashtuar nga ekipi i parë dhe ishte lënë jashtë fazës përgaditore në Azi.

Megjithatë, më pas u arrit marrëveshja që PSG-ja dhe Mbappe ta vazhdojnë bashkëpunimit.

PSG-ja e ka për synim që të ndërtojë skuadër me të rinj.

Nga parisienët në fundin e edicionit të kaluar janë larguar edhe ylli argjentinas, Lionel Messi, dhe ai brazilian, Neymar.

Edhe Mbappe konfirmon largimin nga Parisi, pritet kalimi në Madrid Futboll Mbappe konfirmon largimin nga Parisi, pritet kalimi në Madrid

Raportohet se Mbappe te PSG-ja përfiton 200 milionë euro në vit.