E ardhmja e sulmuesit francez, Kylian Mbappe, vazhdon të jetë e paqartë.
Megjithatë, ai ka dhënë një sinjal se në verë mund të largohet nga skuadra aktuale, Paris Saint-Germain. Për Mbappen kanë shprehur interesim shumë skuadra, por Real Madridi mbetet ekipi ku ai pritet të transferohet në të ardhmen.
“Shumë lojtarë të mëdhenj që kanë lënë gjurmë në histori të futbollit janë larguar nga Evropa në verën e kaluar. Jemi në një periudhë zbavitëse të futbollit. Është pjesë e ciklit të këtij sporti dhe në një pikë do të duhet të largohem edhe unë. Nuk jam i shqetësuar për këto ndryshime. Po e mendoj për vazhdimin e karrierës sime, në rrugën time”, ka deklaruar Mbappe, shkruajnë mediat e huaja të mërkurën.
25-vjeçari në edicionin aktual me PSG-në ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar katër asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat.