Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja pret përgjigje të shpejtë nga Mbappe

Paris Saint-Germain është gati ta nxjerrë në shtije sulmuesin Kylian Mbappe nëse nuk e nënshkruan vazhdimin e kontratës deri në fund të këtij muaji. Mbappe i ka thënë drejtuesve të skuadrës nga Parisi se dëshiron të largohet në verën e vitit të ardhshëm në ndonjë skuadër të re.

“L’Equipe’ raporton se PSG tani i ka thënë Mbappes të vendos sa më shpejtë për të ardhmen e tij, ndryshe do të detyrohen ta shesin këtë verë.

PSG-ja nuk dëshiron që Mbappe të largohet si futbollist i lirë.

Interesim më të madh për sulmuesin e Francës ka shprehur Real Mdridi. Po ashtu, 24-vjeçari është preferencë edhe e Liverpoolit.

Artikuj të ngjashëm