Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe thotë se nuk ka vendosur ende për të ardhmen

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, ka thënë se ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen e tij.

25-vjeçari aktualisht ka kontratë me kampionin e Ligue 1 të Francës deri në fund të edicionit. Por, për të flitet shumë se mund të transferohet te Real Madridi në verë. Mbappe i kishte thënë PSG-së në verën e kaluar se ai nuk e do opsionin e vazhdimit të kontratës edhe për 12 muaj.

“Së pari, jam shumë, shumë i motivuar për këtë vit. Është vit shumë i rëndësishëm”, ka thënë Mbappe, shkruan BBC të enjten.

Ai foli pas triumfit të PSG-së 2:0 ndaj Toulouset pasi e fitoi “Trofeun e Kampionëve të Francës”.

“Kemi trofe për të cilët duhet të luftojmë dhe ne tashmë e kemi fituar një. Pasi të përfundojë sezoni ende nuk e di se çfarë do të bëj”, ka shtuar tutje Mbappe.

Mbappe i ishte bashkuar PSG-së në vitin 2017 si i huazuar fillimisht nga Monaco, e më pas transferimi u kompletua për 180 milionë euro.