Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe nuk largohet nga PSG-ja

Sulmuesi Kylian Mbappe nuk do të largohet gjatë kësaj vere nga skuadra e Paris Saint-Germainit. Francezi ka njoftuar klubin se do të qëndrojë në Paris edhe për edicionin 2023/24, pavarësisht trajtimit që i bëhet, ka shkruar “Le Parisien” të enjten.

Vendimi i Mbappes duket se nuk është mirëpritur aspak, pasi ai verën tjetër do të mbetet futbollist i lirë. Po ashtu, Mbappe nuk ka qenë i përfshirë në ekip për turneun parasezonal për shkak se refuzoi rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm. Ai dëshiron që karrierën ta vazhdojë te Real Madridi, ekip të cilit do t’i bashkohet vitin tjetër si lojtar i lirë.

Parisi ishte i gatshëm ta shesë Mbappen, por kërkesa prej 200 milionë eurosh ishte e lartë për Realin që nuk bëri ofertë. Ndërkohë, Mbappe refuzoi transferimin në Arabinë Saudite dhe tani do të mbetet në Paris për ta përmbushur edhe vitin e fundit të kontratës së tij.

Artikuj të ngjashëm