Kylian Mbappe nuk do të transferohet te skuadra e Real Madridit gjatë kësaj vere. Ai do të mbetet te Paris Saint-Germaini deri në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka mohuar çdo lëvizje të ekipit të tij për t’i siguruar shërbimet e Mbappes këtë verë. Ditë më parë ishte raportuar se Reali kishte bërë gati një ofertë për francezin, por Ancelotti ka mohuar gjithçka.
Trajneri italian të enjten në një intervistë ka insistuar se Real Madridi nuk do të bëjë më transferime në këtë afat kalimtar.
Ai ka thënë se afati kalimtar për klubin e tij tashmë mund të konsiderohet i mbyllur. “Jo, e përjashtoj një gjë të tillë. 100 për qind, jo”, ka thënë Ancelotti kur është pyetur nëse Reali do ta transferojë Mbappen këtë verë.
24-vjeçari prej vitit të shkuar ishte objektiv i Realit, ekip që nuk ka dashur të ofrojë mbi 200 milionë euro për transferimin e tij.