Romelu Lukaku mund të largohet nga Chelsea në fund të sezonit. Sulmuesi belg që nga transferimi te londinezët nuk ka arritur të gjejë formën që e kishte tek Interi pasi nuk po përshtatet në lojën e trajnerit Thomas Tuchel.
“Football Insider” bën të ditur se situatën e Lukakut është duke e monitoruar Paris Saint-Germaini. Drejtuesit e klubit francez po e shohin sulmuesin si zëvendësues ideal të Kylian Mbappes që pritet të largohet në verë. Parisenët janë të gatshëm t’i plotësojnë lojtarit kërkesat për ta bindur të transferohet në Francë.
Për shërbimet e belgut interesim ka shprehur edhe Interi.