Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lukaku e dëshiron largimin nga Chelsea

Sulmuesi Romelu Lukaku ka kërkuar largimin nga skuadra e Chelseat.

Sipas “Football Insider”, sulmuesi i fuqishëm është i pakënaqur te londinezët dhe mund të shitet gjatë verës.

Belgu nuk ka arritur të gjej formën te “Blutë e Londrës”, duke pasur probleme edhe me trajnerin Thomas Tuchel.

28-vjeçari raportohet se do t’i nisë bisedimet me Paris Saint-Germainin, që ka shprehur interesim për të. Lukaku është i gatshëm të transferohet në Paris gjatë kësaj vere.

PSG-ja po e sheh belgun si zëvendësues të Kylian Mbappes, që pritet të largohet.

Artikuj të ngjashëm