Sulmuesi Romelu Lukaku do të largohet përfundimisht nga Chelsea në verë pas vetëm një edicioni në “Stamford Bridge”. Është trajneri Thomas Tuchel, i cili ka kërkuar shitjen e belgut që sipas gjermanit nuk bën pjesë në planet e tij për sezonin e ardhshëm, ka raportuar ESPN të premten.
Lukaku iu bashkua Chelseat verën e shkuar nga Interi për 115 milionë euro, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Ai, po ashtu, ka edhe raporte të këqija me trajnerin Tuchel, i cili nuk e konsideron si titullar te Chelsea.
Në 40 paraqitje deri më tani, Lukaku ka shënuar 12 gola këtë edicion. Ai ka kontratë me ekipin nga Londra deri në vitin 2026.