Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lukaku do të kthehet në Chelsea

Romelu Lukaku do të kthehet në Chelsea pas përfundimit të edicionit aktual, pavarësisht se si do të paraqitet në muajt e fundit të huazimit të tij në Inter. Kështu ka thënë shefi ekzekutiv i klubit italian, Beppe Moratta.

Lukaku u huazua verën e vitit të kaluar për një sezon, vetëm një vit pasi iu bashkua Chelseat nga Interi për transferim rekord për klubin. Sulmuesi pati vështirësi në Londër dhe ka vazhduar me telashe edhe në Itali. Ai ka shënuar vetëm pesë gola në 18 paraqitje.

“Huazimi ishte për një sezon, kështu që më 30 qershor, pavarësisht se sa mirë luan, ai do të kthehet në Chelsea. Lukaku nuk e gjeti ritmin e tij të nevojshëm për të luajtur futbollin e tij më të mirë. Ai nuk është ende në maksimumin e tij apo lojtari që jemi mësuar ta shohim vite më parë”, ka thënë Moratta për “Sky”.

Sulmuesi 29-vjeçar me Chelsean ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Artikuj të ngjashëm