Drejtori ekzekutiv i Interit, Beppe Moratta, ka thënë se sulmuesi i huazuar Romelu Lukaku do të kthehet në Chelsea gjatë verës, pavarësisht se ai dëshiron të qëndroj në Milano.
“Në qershor ai do të kthehet në Chelsea dhe më pas do të jetë një skenar i ri para nesh. Ne do të shohim se çfarë mund të bëjmë. Ai dëshiron të qëndroj, kështu që duke ditur se çfarë dëshiron, ne do të shohim nëse do të mund të hyjmë në negociata dhe të rikthejmë në edicionin e ardhshëm”, ka thënë Moratta.
Sulmuesi 29-vjeçar me Chelsean ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Në edicionin aktual në Serie A, Lukaku me fanellën e Interit ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim. Ai është larg pritjeve që ka Interi.