Romelu Lukaku do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit. Skuadra e Chelseat i ka bërë me dije sulmuesit se do të shitet gjatë kësaj vere, pasi nuk ka arritur të lë gjurmë në “Stamford Bridge”.
Sipas “Calciomercato”, belgu mund të rikthehet në Itali. Interi ka shprehur interesim për Lukakun, por e ka kërkuar në huazim sulmuesin.
Së fundmi në garë për 28-vjeçarin ka hyrë edhe Milani.
Drejtuesit e klubit “kuqezi” thuhet se janë duke e monitoruar situatën e belgut dhe do të tentojnë ta bindin të transferohet në “San Siro”.
Për Lukakun interesim ka shprehur edhe Paris Saint-Germaini.