Interi ka nisur të mërkurën bisedimet me Chelsean për t’ia liruar sërish sulmuesin belg, Romely Lukaku, raporton “Sky Sports”.
Te klubi italian po kërkojnë ta marrin në formë huazimi sulmuesin e Belgjikës.
Lukaku tregoi paraqitje të mira te Interi, duke shënuar 64 gola për 95 paraqitje.
29-vjeçari nuk ka qenë i kënaqur me kthimin te Chelsea, ku sezonin 2021/2022 e mbylli me 15 gola në 44 ndeshje në të gjitha garat.
Ai me Chelsean ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.
Artikuj të ngjashëm