Chelsea është gati ta lërë të lirë sulmuesin Romelu Lukaku.
Siç raporton “Daily Mail” të dielën, trajneri Thomas Tuchel i ka bërë me dije lojtarit se qëndrimi i tij në “Stamford Bridge” do të varet nga paraqitjet dhe sjelljet në stërvitje.
Lukaku që prej transferimit nga Interi te Chelsea nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij në skuadrën nga Londra.
Drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm ta shesin Lukakun gjatë verës pasi nuk janë të kënaqur me formën që ka treguar këtë edicion.
Për shërbimet e belgut interesim kanë shprehur Paris Saint-Germaini dhe Interi.