Romelu Lukaku dëshiron të largohet nga Chelsea në fund të sezonit.
Sipas mediave angleze lojtari në verë do të shitet nga drejtuesit e klubit anglez.
Lukaku nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij në “Stamford Bidge” që prej transferimit nga Interi.
Lojtari është i hapur të rikthehet te kampioni në fuqi i Italisë këtë verë.
28-vjeçari këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 12 gola dhe ka bërë dy asistime.
Artikuj të ngjashëm