Romelu Lukaku dëshiron të rikthehet tek Interi nëse skuadra mund të arrijë marrëveshje me Chelsean këtë verë.
Vendimi final për të ardhmen e 29-vjeçarit do të merret nga pronarët e rinj të Chelseat.
Lukaku u kthye te Chelsea nga Interi për shifrën rekorde prej 97.5 milionë funtesh në verën e kaluar.
Megjithatë, formën të cilën e pati me Interin nuk e vazhdoi edhe me Chelsean. Shënoi vetëm 15 gola në 44 paraqitje në të gjitha garat. Në shumicën e ndeshjeve në pjesën e dytë të sezonit luante si zëvendësues.
Artikuj të ngjashëm