Paris Saint-Germaini po insiston për sulmuesin e Chelseat, belgun Romelu Lukaku. “Le Parisien” shkruan se PSG-ja tashmë ka kontaktuar Chelsean në lidhje me çështjen e Lukakut.
Belgu pritet të largohet nga Chelsea pas vetëm një viti shkaku i raporteve të këqija me trajnerin Thomas Tuchel. PSG-ja është gati të bëjë ofertë për Lukakun, pasi tashmë ka nxjerrë në shitje disa prej lojtarëve të saj, përfshirë edhe sulmuesin Mauro Icardi.
Lukaku 28-vjeçar iu bashkua Chelseat para fillimit të këtij edicioni nga Interi dhe me ekipin londinez ka kontratë deri në vitin 2026.
Në 38 ndeshje për Chelsean këtë edicion, Lukaku ka shënuar 12 gola në të gjitha garat.