Paris Saint-Germaini është në negociatat për ta transferuar sulmuesin e Chelseat, belgun Romelu Lukaku raportoi “The Sun” të hënën.
Thuhet se Parisi ka kohë që po flet me agjentin e Lukakut, Mino Raiolan, i cili është i gatshëm ta largojë belgun nga Chelsea pas vetëm një viti.
Lukaku nuk është aspak i kënaqur te ekipi londinez për shkak të raporteve të këqija me trajnerin Thomas Tuchel.
Lukaku që ka shënuar 12 gola këtë sezon, te PSG-ja po shihet si zëvendësim për Kylian Mbappen që pritet t’i bashkohet Real Madridit.
Belgu 28-vjeçar ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026, ekip që pagoi 115 milionë euro për transferimin e tij nga Interi.
Artikuj të ngjashëm