Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja afër rekordit

Paris Saint-Germaini mund të bëhet rekordmene sa u përket titujve të fituar në elitën franceze të futbollit.

Kur kanë mbetur vetëm edhe gjashtë xhiro për t’u zhvilluar në kampionatin francez, PSG-ja kryeson e vetme në tabelë me 75 pikë.

Nëse arrin që ta fitojë titullin sivjet, skuadra parisiene do të vendoste rekord me tituj në Francë.

Për PSG-në me yjet si Kylian Mbappe e Lionel Messi, do të ishte titulli i 11-të.

Nga 10-të tituj kanë edhe Marseille dhe Saint-Etienne.

Edhe PSG-ja fiton titullin në Francë Futboll 2 muaj më parë PSG-ja fiton titullin në Francë

Shkëputjen në tabelë, PSG-ja e bëri edhe një herë tjetër të premten mbrëma, kur fitoi 2:1 në udhëtim te Angersi i vendit të fundit në tabelë.

Kylian Mbappe shënoi të dyja golat për parisienët. Ai ka 22 gola në ligë këtë sezon.