Kampioni në fuqi i Evropës dhe finalisti i këtij edicioni i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germaini, i është afruar titullit të 14-të në elitën e futbollit francez.
PSG-ja fitoi 1:0 ndaj Brestit me gol të minutës së 82-të.
Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 33-të.
PSG-ja tani i ka 73 pikë në vendin e parë, gjashtë më shumë se Lensi. PSG-ja e Lensi takohen të mërkurën në ndeshjen e mbetur, dhe më pas luhet edhe xhiroja e fundit.
Parisienëve u duhet të paktën edhe një pikë për ta zyrtarizuar titullin. Në Francë vendos goldallimi.
Në finale të Championsit, PSG-ja përballë do ta ketë Arsenalin.