Paris Saint-Germaini e kërkon fitoren e parë në edicionin 2026/27 në Ligue 1 të Francës.
Parisi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri në elitën franceze.
Parisi ka dy barazime dhe një humbje.
U mposht nga Monaco, kurse barazoi me Rennesin dhe Lillen.
Parisin në fundjavë e pret tjetër ndeshje e vështirë. Të dielën nga ora 20:45 luan në udhëtim te Bresti. Ndeshja i takon xhiros së katërt.
Bresti ende nuk di për humbje. Në tri ndeshjet e para ka dy barazime dhe një fitore. Qëndron më mirë se Parisi në tabelë.
Por mund të njoftohet me humbjen e parë të dielën.
Parisi është i pamposhtur në 34 ndeshjet e fundit kundër Brestit. Ka 26 fitore dhe tetë barazime.
Pavarësisht formës jo të mirë në kampionat, Parisi e nisi me fitore të thellë aventurën në Ligën e Kampionëve.
Parisi, që është fitues në fuqi i “Championsit, në ndeshjen e parë të fazës së ligës, të mërkurën e mposhti Slovan Bratislavën me rezultatin e thellë 6:1.