Paris Saint-Germaini do ta fitonte titullin e kampionit të shtunën në mbrëmje, nëse e shmang disfatën në duelin kundër Starsbourgut.
Skuadra parisiene shpreson që ta sigurojë pozitën e parë në tabelë, si dhe të konfirmohet edhe një herë tjetër si një prej skuadrave më dominuese në ligë.
PSG-ja në vikend hyn me epërsi të gjashtë pikëve ndaj vendit të dytë, Lensit, kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur.
Paris Saint-Germaini është në vendin e parë me 84 pikë, ndërsa në pozitën e dytë është Lensi me 78 pikë.
Në vendin e tretë është Marseille me 73 pikë.
Monaco aktualisht zë pozitën e katërt me 65 pikë, kurse Lille i Edon Zhegrovës është i pesti me 63 pikë, pozitë që dërgon në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Vendi i parë dhe i dytë shkojnë në Ligën e Kampionëve.
I treti luan në kualifikime të “Championsit”, kurse pozita e katërt siguron fazën grupore të Ligës së Evropës.
PSG-ja mund ta fitojë titullin e 11-të, që do të ishte rekord në Francë.
Kjo skuadër do ta fitonte kampionatin edhe nëse Lensi do të dështonte të fitonte në shtëpi ndaj skuadrës tashmë pas gjasa për shpëtim nga rënia, Ajaccios.
Për klubin me shumë yje në ekip do të ishte edhe titulli i nëntë në periudhën e pronarëve nga Katari.
PSG-ja i ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit, përfshirë edhe fitoren 2:1 në udhëtim tek Auxerre në vikendin e kaluar.
Kylian Mbappe e bëri diferencën duke shënuar dy gola, ndërsa i prin listës së golashënuesve me 28 gola në këtë kampanjë.
Parisi pësoi disfatë 2:1 në udhëtim, në dhjetor të vitit 2017, që ishte vizita e parë e PSG-së te Strasbourgu, që ishte rikthyer në Ligue 1 pas gati një dekade.
Prej asaj kohe, PSG-ja nuk ka pësuar disfatë nga kjo skuadër, edhe pse në sezonin e fundit si mysafir, kishte barazuar 3:3.
Strasbourgu ende nuk e ka të sigurt qëndrimin në Ligue 1, pasi ka gjashtë më shume se Nantesi me 33 pikë, kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur.
Pas ndeshjes me PSG-në, Strasbourgu luan në udhëtim te Lorienti, në ndeshjen e fundit të kampionatit.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 37-të të Ligue 1 në Francë luhen të shtunën në orën 21:00.