Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja afër titullit të kampionit

Paris Saint-Germaini është afër triumfit në elitën e futbollit francez.

PSG-ja e kërkon titullin e 11-të në ligë dhe të nëntin në 11-të edicionet e fundit.

Ndeshja Auxerre – PSG, e mbyll xhiron e 36-të në elitën franceze, ndërsa luhet të dielën në orën 20:45.

Parisienët janë në vendin e parë me 81 pikë, gjashtë më shumë se Lensi i vendit të dytë dhe tetë më shumë se Marseille i vendit të tretë.

Deri në fund të këtij edicioni kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u luajtur.

PSG-ja mund të shpallet kampion këtë xhiro nëse Lensi nuk fiton në udhëtim te Lorienti, të dielën në orën 17:05, ndërsa të udhëhequrit e Christophe Galtierit fitojnë në ndeshjen e tyre.

Ka edhe një tjetër matematikë që PSG-ja ta fitojë titullin në fundjavë.

Lensi duhet të humb, ndërsa Marseille të pësojë apo barazojë me Lillen, të shtunën në orën 21:00.

PSG-së më pas do t’i kryente punë edhe një pikë për ta siguruar titullin.

Artikuj të ngjashëm